Telegrafi

Gjykata e federatës italiane dënon ish-pronarët e klubit të famshëm që gënjyen biznesmenin shqiptar

Ish-pronari i Parmas, Tommaso Ghirardi dhe drejtori Pietro Leonardi janë dënuar me një ndalim pesëvjeçar dhe gjobë prej 150.000 euro  për keq menaxhim të tyre nga gjigantët rënë.

Calcionews24 raporton për dënimet që janë shpërndarë të premten nga Cesare Mastrocola, Kryetar i Gjykatës Kombëtare Federale të Federatës italiane të futbollit (FIGC).

Ghirardi kishte në pronësi Parman në mes të janarit të vitit 2007 dhe dhjetorit të 2014, para se të shitke klubin për një konsorcium të kryesuar nga manjati shqiptar i naftës, Rezart Taçi.

 

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi

Më pas doli se borxhet që Parma kishte, shkonin përtej 200 milionë euro, dhe klubi i njohur si ‘Ducali’ u shit pastaj për vetëm një (1) euro.

Lexo po ashtu Italia ndihet ende e turpëruar, sot bëhen 10 vjet nga skandali Calciopoli (Foto)

Megjithatë, edhe presidenti i ardhur, Giampiero Manenti, theu disa premtime për financim dhe i është dhënë një sanksion i ngjashëm me palët e lartpërmendura në shtator të vitit 2015.

Parma ka filluar rilindjen në Serie D verën e kaluar dhe fitoi promovim të Lega Pro në sezonin e tyre të parë. /Telegrafi/