Site icon Telegrafi

Gjuriq takoi shkurtimisht presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan, Joe Biden.

Ai ka publikuar fotografi duke theksuar edhe futjen e tij në Librin zyrtar të të ftuarve të Shtëpisë së Bardhë.

“Republika e Serbisë vazhdon të ndjekë vazhdimisht një politikë të stabilitetit rajonal, duke mbrojtur paqen, prosperitetin dhe përparimin ekonomik të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Gjuriq në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

“Duke vazhduar të punojmë me zell për zhvillimin ekonomik, reformat dhe modernizimin, ne po fitojmë edhe respektin e të tjerëve”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Gjuriq përfundoi se Serbia, “si një vend që përballet me të ardhmen, por edhe me ruajtjen e thelbit të saj tradicional”, do të vazhdojë të arrijë rezultate të jashtëzakonshme dhe të ndërtojë marrëdhënie dhe ura bashkëpunimi në bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version