Një hulumtim i realizuar në SHBA tregon se gjumi i natës ndihmon në kontrollimin e peshës trupore, ngjashëm sikurse dieta ose aktiviteti trupor.
Përkundrazi, të dhënat e grumbulluara tregojnë se nënat e reja të cilat gjashtë muaj pas lindjes flenë nga 5 orë ose më pak, janë tri herë më të rrezikuara që ta kthejnë peshën të cilën e kanë pasur gjatë shtatzënisë
Sipas shkencëtarëve, mungesa e gjumit sjell deri te ndryshimet në nivelin e hormoneve të cilët janë të përfshirë në rregullimin e apetitit.