Ky është studimi i parë i cili tregon lidhjen e presionit të gjakut dhe gjumit tek adoleshentët. Hulumtimet paraprake të bëra te të rriturit, kanë treguar se personat të cilët në mesatare flenë afro gjashtë orë, kanë rrezik të shtuar për të pasur shtypje të lartë të gjakut.
Studimet e reja, të realizuara me 238 persona të moshës 13 deri në 16 vjeçare, kanë treguar se çdo i shtati person i studiuar ka shtypje të lartë të gjakut dhe se rreziku është tri herë më i lartë tek ata që kanë pasur gjumë jokualitativ ose që kanë fjetur më pak se 6.5 orë.
Shkencëtarët thonë se gjumi jokualitativ është faktor më i fuqishëm për të rritur tensionin e gjakut, krahasuar me peshën e rritur trupore, siç është llogaritur deri tash.