Revista “Journal of the American Geriatrics Society” ka botuar një studim të realizuar te më shumë se 5.400 persona, i cili ka treguar dallimin dhe kualitetin e gjumit te meshkujt dhe femrat.
Te meshkujt e moshuar, vitet janë të lidhura me gjumin jo të thellë. Ata i zë gjumi shumë shpejt, mirëpo e kanë gjumin e lehtë. Ndërsa femrat e moshuara e kanë më shumë problem se ato nuk i zë gjumi, mirëpo pasi të flenë ato hyjnë në gjumë të thellë.