Të nderuar miq të Korporatës më të madhe në vend, gazetar që vazhdimisht jeni në përcjellje të punës sonë.
Duke qenë se ka pothuajse tetë muaj që gjindem në krye të Korporatës energjetike të Kosovës duke udhëhequr dhe punuar me rreth 7,600 punonjës të palodhshëm ky vit për mua personalisht ka qenë më sfiduesi.
Orientimi i Korporatës gjatë këtij viti ka qenë që të bëhet një kompani financiarisht e vetqëndrueshme, në mënyrë që të jetë shtëpi “mike” për çdo punonjës të sajin dhe të ofroj shërbime të mira dhe në përputhje me standarte të njohura ndërkombëtare për konsumatorin. Shumë gjëra janë arritur gjatë kësaj periudhe në çdo segment të punës së KEK-ut.
Korporata është kompani komerciale me aksione që mbahen nga pronari i saj, Qeveria e Republikës së Kosovës. Në përputhje me këtë realitet, gjatë këtij viti kemi qenë dëshmitarë të shumë ndryshimeve fillimisht strukturale që kanë prekur udhëheqjën e Korporatës, për të vazhduar me zhvillimin e politikave operative që përputhen me realitetin rajonal që ka të bëjë me hapjen e tregut të energjisë elektrike. Në përputhje me këtë të fundit është vendosur që Korporata t’i nënshtrohet një forme të privatizimit, për çfarë është duke u punuar intenzivisht në çdo cep të Korporatës në mënyrë që të kemi përputhshmëri të plotë ne fushën e plotësimit të kritereve që kërkohen për zhvillimin e procesit në fjalë.
Qëllimet kryesore kanë qenë ngritja e qëndrueshmërisë financiare për një mirëqenie të punonjësve dhe sistem stabil të furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.
Me plotë krenari, këtë fundvit mund të raportojmë që gjatë këtij viti Korporata ka shënuar rezultate pozitive në të gjitha segmentet.
Puna në Minierat e Korporatës ka qenë e jashtëzakonshme. Përveq stabilitetit të ngritur të punës në Mihjet ekzistuese, janë arritur edhe rezultate të kënaqshme në realizimin e plotë të bilancit energjetik të vitit që po lëmë pas dhe realizimin e projekteve kapitale kombëtare në fushën e hapjes së Minierës se re SJP.
Prodhimi deri në fund të muajit në nëtor ka qenë si në vijim:
Plani Realizimi 2007/2008 %
(nëntor) (nëntor) (në fund të vitit)
Djerrina: 12 milion m3 12.1 milion m3 100.1% Qymyri: 6.6 milion t 7.1 milion t 107. 6%
Rezervat e qymyrit kanë shënuar rekord të parealizuar ndonjëherë në historinë e Minierave (ka muaj qe është arritur prodhim rekord mbi 1 mil t qymyr):
TC A = 299.858t
TC B = 251.433t
Përveç kësaj, me fuqi vetanake të Mihjeve dhe mbështetjës së Qeverisë është hapur sektori në Sitnice dhe është duke u punuar ne projektin më të madh të pasluftës në Miniera, projektin për hapjen e Minierës së Sibovcit jug-perëndimor.
Në Divizionin e Gjenerimit falë punës së palodhshme të punonjësve gjithashtu janë shënuar të arritura të shkëlqyera këtë vit. Përveq reduktimit të numrit të rënieve të paplanifikuara të blloqeve gjatë vitit ka patur dhe një prodhimi tejet stabil të energjisë elektrike në përputhje me bilancin energjetik të këtij viti:
Centrali Realizimi Krahasimi me bilanc (gjysma e dhjetorit)
TC “A” 1 200 GWh 100.11%
TC “B” 3 200 GWh 100.87%
Përveq kësaj janë realizuar edhe projekte kapitale. Këto projekte kanë patur të bëjnë kryesisht me investime kapitale në procesin e prodhimit në termocentrale. Në këtë mes padyshim që projekti më i suksesshëm dhe më i madh ka qenë rehabilitimi kapital i bllokut A5 në termocentralin “Kosova A”. Pas pothuajse dy vite jashtë punës dhe falë angazhimit të Korporatës, me mbështetjen e pakursyer të Qeverisë së Kosovës, është arritur që ky bllok gjatë muajit nëntor të rikthehet në punë. Në këtë formë është rritur dukshëm stabiliteti në fushën e prodhimit të energjisë në Korporatë.
Pas përfundimit të procesit të blerjës së bllok transformatorit për njësinë A4 të TC “Kosova A”, proces i nisur gjatë këtij viti, besueshmëria e prodhimit të energjisë elektrike do të rritet edhe më tej në Korporatë (në fund të muajit janar 2009).
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për nevojat financiare që ka sistemi për të funksionuar i plotë, edhe këtë vite kanë vazhduar angazhimet dhe përpjekjet titanike në Divizionet e Rrjetës dhe Furnizimit e të cilat kanë rezultuar në një sukses të shkelqyshem për Korporatën. Në vijim ofroj të dhënat mbi faturimin dhe inkasimin e këtij viti:
2007 2008 2007/2008 %
Faturimi: 146.4m 182.3m +24.4%
Inkasimi: 113.9m 134.1m +18 %
Kjo e arritur është bërë e mundur vetëm falë angazhimit shembullor të të gjithë punonjësve në Divizionet e Rrjetës dhe Furnizimit, të angazhuar në shkyçjen e borxhlinjëve, evitimin e kyçjeve ilegale në rrjet dhe ndalimin e keqshfrytëzimit të energjisë elektrike.
Falë mundësisë për të mbledhur më shumë të hyra këtë vit, janë shënuar rekorde edhe në fusha tjera të punës, ku divizioni Financiar ka arritur që pagesat e KEK-ut ndaj palëve të treta t’i bëjë brenda më së largu 40 ditëve, përderisa një vit më heret të njëjtat nuk janë bërë më heret se 90 ditë pra me këtë është rritur likuiditeti i Korporatës.
Kjo është arritur duke i kontrolluar shpenzimet e panevojshme dhe duke i dhëne prioritet operimit.
Përderisa në Divizionin e Rrjetës janë arritur rezultate edhe në fushën e uljes së humbjeve teknike dhe komerciale në këtë Divizion:
Humbjet teknike Humbjet komerciale
2007: 17.19% 30.31%
2008: 16.43% 24.14%
Mbetet shumë për t’u bërë në këtë fushë dhe reduktimi prej 6.2% i humbjeve gjatë këtij viti është një rezultat tejet inkurajues. Ne besojmë fuqishëm që me vazhdimin e mbështetjës së Qeverisë në procesin e shkyçjes së borxhlinjëve dhe keqpërdoruesve të energjisë elektrike dhe me një efikasitet të ngritur të punës së gjykatave në procesimin e lëndëve të KEK-ut dhe shqyrtimin e gjobave sipas ligjeve në fuqi, shifra e reduktimeve të humbjeve do të jetë edhe më e lartë vitin në vijim. E njëjta do të kontribuonte edhe më tej në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të Korporatës ndaj konsumatorit dhe evitimin e kërkesës së KEK-ut për grante qeveritare.
Viti 2009:
Projekti i Sibovcit jug-perëndimor;
A4 kthehet në punë (rritet stabiliteti i prodhimit dhe rezervat);
Invesitme kapitale në rrjetin distributiv;
Përfundimi skemës se re në fushën e faturimit dhe inkasimit ;
Shthurja e Korporatës dhe puna në përgatitjen për privatizim të rrjetës dhe furnizimit;
Inspektimi dhe remonti i A2 dhe A1
Këto dhe shumë projekte tjera do të ndihmojnë në bërjen e KEK-ut një kompani financiarisht të vetqëndrueshme dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të KEK-ut ndaj konsumatorit.
Projektet të realizuara dhe në realizim e sipër:
1. Sistemi i I-rë Djerrinë E 10B – (AER&KEK-u,Shiritat – AER&KEK-u, Palosësi AER& KEK-u)
2. Ekskavatori E8M – kfW&KEK-u,
3. Sistemi II &III -Djerrinë Ekskavatorët E9m & E10M (KEK-u),
4. Sistemi II &III -Djerrinë shiritat B – 1800mm, palosësit P3M&P4M) -(KEK-u),
5. Trafo e re për B2 (AT),
6. Blerja e një trafoje të përdorur për A4,
7. Blerja e një Rotori të Gjeneratorit të ri për blloqet e B,
8. Transporti i hirit për blloqet e A për në Mirash ( Banka Botërore dhe KEK-u),
9. Dy Rotor të TU për Blloqet e Kos B,
10. Rotori i TU për A4 ,
11. Përgatitja e Ujit (Ujë i demineralizuar dhe cikli i mbyllur ujë-avull),
12. Furnizim emergjent me ujë në TC B prej TC A,
13. Nënstacioni i Rahoveci 110/35/10(20) kV,
14. Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit Distributiv,
15. Ndërtimi dhe riparimi i RRTL dhe RRTU në fshatrat e Skenderajt,Mitrovicës dhe Vushtrrisë,
/Fjalimi i U.D. së Drejtorit të përgjithshëm në KEK, Arben Gjukaj, me rastin e mbylljes së vitit 2008/