Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) nuk e ka ndëshkuar vetëm kombëtaren e Ukrainës.
Edhe përfaqësuesja turke është dënuar pas ndeshjes së kualifikueseve të botërorit kundër ukrainasve.
Trajneri i skuadrës turke, Mirçea Lucescu, do të jetë i detyruar të udhëheqë ekipin nga shkallët e stadiumit, ku qëndrojnë tifozët.
E gjithë kjo pasi që trajneri rumun ka akuzuar gjyqtarin kryesor se ishte fajtor në humbjen kundër Ukrainës në Kharkiv.
Në fakt, edhe Federata e Futbollit të Ukrainës është dënuar me mbi 66.6 mijë euro për parregullsitë e treguara në stadiumet, ku ka luajtur kombëtarja e ukrainasve.
Kujtojmë se ditën e nesërme kombëtarja turke do të takohet me Islandën, ndërsa Ukraina do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve me Kosovën.
Ndryshe, tashmë ukrainasit kanë arritur në qytetin e Shkodrës, ku nesër me fillim në ora 20:45 do të takohen me përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/