Site icon Telegrafi

Gjoba dhe ndalim i patentës – Policia në Gjilan ndëshkon dy shoferë për shkelje në trafik

Foto: Arkiv

Policia Rajonale në Gjilan ka shqiptuar gjoba ndaj dy drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të trafikut.

Në rastin e parë, një shofer është kapur duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e shpejtësisë, duke lëvizur me 111 km/h në një zonë ku limiti i lejuar është 50 km/h.

Për këtë shkelje, ai është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve për një periudhë prej tre muajsh.

Ndërsa në rastin e dytë, një tjetër shofer është ndaluar nga policia pasi është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.

Për këtë shkelje, ai është gjobitur me 200 euro dhe po ashtu i është ndaluar e drejta për të drejtuar automjetin për tre muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version