Telegrafi

I gjithë stadiumi në këmbë duke thirrur emrin e Zhegrovës, ylli i Kosovës ngjitët lartë në tribuna dhe feston me tifozët

Edon Zhegrova është hero i Lillet në duel me Clermontin, ku skuadra e yllit kosovar fitoi me rezultat 3-1.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të për të dhuruar spektakël në fushë.

Zhegrova realizoi dy gola pranë rezultatit 1-1, ku fillimisht shënoi në minutën e 89-të e pastaj edhe në të 91-tën.

Ishin dy gola spektakolar nga prishtinasi i cili ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit të klubit francez.

24-vjeçari duket se është një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Lille, të cilët e kanë ftuar pas ndeshjes në tribuna.

I gjithë stadiumi ka filluar të këndojë për talentin kosovar, derisa Zhegrova dukej i emocionuar nga ajo që përjetoi nga tifozët e Lille. /Telegrafi/