Barcelona mund të kishte kaluar në epërsi në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligas kundër Almerias që në minutën e 7-të.
Barcelona fitoi një penallti dhe i gjithë “Camp Nou” kërkoi që Gerard Pique ta ekzekutonte, për të cilin kjo është ndeshja e fundit në karrierën e tij.
Megjithatë, Pique refuzoi të gjuante dhe drejtoi gishtin nga Lewandowski, i cili po ashtu i kërkoi mbrojtësit të gjuante.
Gerard Piqué se negó a tirar el penalti ante los cánticos de la afición y señaló a Lewandowski: "No, tú"https://t.co/IMZmNPP8lp
— ElDesmarque Barça (@ElDesmarque_FCB) November 5, 2022
Por polaku gjuajti keq dhe humbi golin e epërsisë.
Pique u prit jashtëzakonisht mirë nga tifozët në “Camp Nou” në ndeshje e tij të fundit, pasi konsiderohet legjendë. /Telegrafi/
https://twitter.com/BayernTimes/status/1588998802023010304