Në një koncert muzikor gjatë vikendit të kaluar në qytetin e Nishit në Serbi, njerëzit në një sallë të mbushur kanë bërë thirrje kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton Nova.rs.
Në një moment të koncertit, salla e mbushur filloi të bërtiste parulla fyese ndaj presidentit të Serbisë, shkruan mediumi serb, transmeton Telegrafi.
Madje, sipas këtij mediumi serb, kundër tij ka pasur thirrje të llojit “Vuçiq p….’, thirrje këto që “e pengojnë më së shumti” presidentin serb.
Hala Čair, Niš sinoć na koncertu. Reakcija na Vranje juče… pic.twitter.com/pEUaSVbXyX
— Mila Vujić (@MilaVujic) March 12, 2023
Këto thirrje u bënë pak ditë pasi Aleksandar Vuçiq filloi turneun e tij promovues në Vranjë, duke njoftuar një lëvizje të re – një parti të rë që nuk ka asnjë lidhje më Partinë Progresive Serbe që ai drejton.
Ndryshe këto thirrje janë dëgjuar gjatë koncertit të grupit të hip-hopit ‘Beogradski Sindikat’. /Telegrafi/