Telegrafi

Me gjithë lëndimin e njëpasnjëshëm të ligamenteve, Roma ka gati kontratën e re për Zaniolon

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Me gjithë problemet me lëndime gjatë vitit 2020, Roma është e vendosur që t’ia vazhdojë kontratën Nicolo Zaniolos.

Futbollisti italian e lëndoi ligamentin kryqëzues të përparmë (ACL) të gjurit gjatë angazhimit me Italinë në muajin shtator, ndërsa të njëjtin lëndim e kishte pësuar në gjurin e këmbës tjetër në janar, me ç’rast kishte munguar për gjashtë muaj.

Nëna e tij, Francesca Costa, ka deklaruar se 21-vjeçari do t’i kthehet futbollit në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm.

(Foto: Instagram/frac77)

Dhe derisa e presin që t’i bashkohet skuadrës për muajt e fundit të sezonit 2020/2021, Giallorossët duan t’ia rinovojnë kontratën.

Lexo po ashtu Nëna e Zaniolos tregon se kur mund të kthehet ylli i Romës

Sipas Corriere della Sera, marrëveshja e re do t’ia përmirësojë rrogën dhe do ta lidhë me klubin deri në vitin 2025. /Telegrafi/