Telegrafi

Gjithë Gjilani i duan investitorët e rinj te Drita

Drita ka mbetur prapa këtë vit, pasi investitorët e rinj dhe ata të vjetrit nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Sot palët kishin një takim dhe nesër në ora 14:00 pritet të merret vendimi.

Dy biznesmenë që punojnë jashtë Kosovës, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, kanë shprehur dëshirë që ta marrin klubin, që në vitet e fundit kishte vështirësi në organizim ku për dy vite luajtën në barazh.

Edhe tifozëria e këtij klubi, Intelektualët kanë përkrahur publikisht këta dy emra.

“Ne si tifozë të DRITËS, publikisht jemi pro sponsorëve të ri Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku. Bëni apel të gjithë tifozët të jemi në përkrahje të personave në fjalë!! DRITA PO SHËNDRITË!!!:”, thuhet në postimin e tifozëve në facebook.

Pritet që kryesia e vjetër të largohet plotësisht. /Telegrafi/