Jacinda Ardern është gruaja e cila jep përshtypjen që tek ajo nuk ka asnjë qelizë të pafuqishme
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern (39) sërish ka mrekulluar botën! Këtë herë me videon dyminutëshe, të ndarë në rrjetet shoqërore në të cilën numëron të gjitha sukseset që i ka arritur qeveria e saj për dy vjet. Videoja është bërë virale! – transmeton Telegrafi.
Kush është Jacinda Ardern?
• Ajo është kryeministrja më e re në histori, jo vetëm e shtetit të vet, por edhe në gjithë botën.
• Ajo është femër, mirëpo merr vendime si asnjë mashkull deri tani! Ajo është vajzë e policit dhe e kamerieres.
• Arden, është femra së cilës mjeku më 13 tetor 2017 i ka thënë që do të bëhet nënë, ndërkohë që tri javë më vonë të konfirmohet që do të bëhet kryeministre.
• Ajo është femra e cila punën e kryeministres e bën sikur nuk është shtatzënë dhe kurrë nuk ka lejuar që ndokush të shohë se tre muajt e parë ka luftuar me neveritë e mëngjesit.
• Kur ka lindur fëmijën ka kërkuar vetëm që në veturën zyrtare të vendoset ulësja e fëmijës.
• Ajo është politikane e cila ka pasur reagimin e vetëm të drejtë ndaj sulmit terrorist në Zelandë të Re, kur i ka lutur gazetarët që emrin e organizatës terroriste të mos e përmendin, sepse mu ai ishte qëllimi i organizatës.
• Është e martuar me Clarke Gayford, moderator i emisionit të popullarizuar mbi peshkimin.
• Shikoni vetëm çfarë ka arritur për dy vjet të punës së saj në Qeverinë e Zelandës së Re:
/Telegrafi/