Keni folur gjatë gjithë kësaj kohe. Ditët e karantinës i kalonit duke imagjinuar dhe thurur plane për takimin e famshëm, që s’ndodhi kurrë
Ai që dukej kaq i interesuar, tani s’po të fton për të dalë. Ç’ndodhi?!
1- Ndoshta do të jeni thjesht miq!
Besojeni ose jo, ndonjëherë ndodh që ai të ketë simpati për ty, por thjesht si shoqe.
2-Ai është shumë nervoz
Ndoshta ai do që të dalë me ty, por ka emocione. Është i frikësuar nga ndonjë refuzim i mundshëm dhe s’do të dalë nga zona e tij e komfortit.
3-Ai pret “Po-në” tënde që të të ftojë
Jepi një shenjë që e pëlqen dhe vlerëson komunikimin me të. Kur ta konfirmojë këtë, ndoshta do të të vijë një ftesë.
4- Po del me dikë tjetër
Ndoshta këtë periudhë ai po njeh dikë tjetër dhe është paksa i shpërqendruar.
5- Është shumë i zënë
Duket si justifikim më shumë se si arsye, por qëndron. Mund të ketë në duar një projekt të madh dhe nuk do të merret me asgjë tjetër paralelisht. Zgjedh më mirë të presë.
6- Ekziston mundësia të të mbajë si “zgjedhje të dytë”
Ai të pëlqen, mjaftueshëm sa për të dalë, por do fillimisht të shohë si do t’i shkojnë gjërat me dikë tjetër njëherë. Askush s’do të jetë guri rezervë, prandaj vendos ti.
7- Ai ka/ose ka patur diçka me ndonjë nga shoqet e tua
Thjesht s’do t’i komplikojë gjërat!
Burimi: Cosmopolitan