Telegrafi

Gjithçka rreth turneut të CS:GO me vlerë 425.000 dollarë – BLAST Premier Spring Final

Një tjetër ngjarje e CS:GO do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Uashington, më pak se një javë pas përfundimit të turneut të kaluar IEM Dallas.

Turneu do të zhvillohet duke filluar nga data 7 qershor, ku do të garojnë gjithsej tetë skuadra.

BLAST Premier Spring Final do të jetë ngjarja e fundit LAN në CS:GO, para fillimit të pushimeve të verës.

Skuadrat do të garojnë për një grup çmimesh prej 425.000 dollarësh, ku 200.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu, siguron pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier World Final 2023, që do të mbahet më vonë këtë vit.

Këto janë tetë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë turne: Vitality, Heroic, FaZe, G2, Cloud9, Astralis, Complexity, Imperial. /Telegrafi/