Telegrafi

Gjithçka rreth turneut Call of Duty League Major II

Këtë vikend 12 skuadra të video-lojës Modern Warfare 2 do të jenë në garë për grupin e çmimeve prej 500.000 dollarësh në qytetin e Bostonit.

Ngjarja do të fillojë me datën 2 shkurt dhe do të zgjas gjithsej tre ditë, me 12 skuadra që garojnë për çmimet në vlerë prej 500.000 dollarësh.

Turneu Major ndahet në një grup fitues dhe një grup eliminimi, grupi i fituesve është i mbushur me tetë skuadrat më të mira nga kualifikueset që u luajtën në internet gjatë fundjavave të fundit.

Ekipet që humbasin në grupin e fituesve do të bien në grupin e eliminimit, ndërsa skuadrat që humbasin në grupin e eliminimit do të eliminohen nga gara dhe do të duhet të provojnë sërish në Majorin tjetër.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Call of Duty në platformën Twitch pasi Twitch është shtëpia e re e CDL që nga ky sezon.

Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse dhe orarin për raundin e parë:

19:30 New York Subliners vs. Minnesota RØKKR
21:00 Boston Breach vs. Atlanta FaZe
22:30 Toronto Ultra vs. Los Angeles Guerrillas
00:00 OpTic Texas vs. Long Angeles Thieves