Duke filluar nga data 22 qershor, 16 ekipe do të marrin pjesë në turneun Roobet Cup, i cili mbahet online, ku shpërndahen rreth 250.000 dollarë si shpërblim dhe do të garojnë disa nga ekipet më të mira të botës.
Ekipe si FaZe, Cloud9, ENCE dhe FURIA, do të jenë pjesë e këtij turneu, ku ekipet do të jenë të ndara në katër grupe.
Ndeshjet do të fillojnë nesër (e mërkurë), duke filluar nga ora 15:00, me dy ndeshjet e para BIG kundër Entropiq dhe Astralis kundër Movistar Riders.
One more day!🔥
🅰️📺: https://t.co/zQaIElrmdf
🅱️📺: https://t.co/at0OAw2k30#RoobetCup | #RelogMedia pic.twitter.com/RjdyKTsaUW— Relog Media (@RelogMedia) June 21, 2022
Favorit i këtij turneu është ekipi numër një në botë FaZe që në dy turnetë e fundit nuk kanë treguar formë edhe aq të mirë, pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Na’Vi me një rezultat të thellë.
Ndeshjet që nga raundi i parë do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohen në kanalin zyrtar të RoobetCup në platformën Twitch.
Këto janë ekipet pjesëmarrëse dhe orari për ndeshjet e para në grupe:
E mërkurë
15:00 BIG – Entropiq
15:00 Astralis – Movistar Riders
19:00 FaZe – OG
19:00 Cloud – Complexity
E enjte
15:00 ENCE – Eternal Fire
15:00 Outsiders – forZe
19:00 Imperial – MOUZ
19:00 FURIA – 9z
/Telegrafi/