Për herë të parë, një ngjarje e cilësuar si Masters në video-lojën Valorant, do të mbahet në Tokio, Japoni.
Riot Games sapo ka njoftuar se Masters i parë dhe ngjarja e dytë ndërkombëtare për VCT 2023, do të mbahet në Tokio, Japoni.
Si një nga vendet me rritjen më të shpejtë në Valorant, Japonia ka parë hapa të mëdhenj në rritjen e lojtarëve dhe komunitetit në 12 muajt e fundit.
Sipas Riot Games, do të ketë vetëm një ngjarje Master për vitin 2023 pasi skuadrat familjarizohen me sistemin e ri të ekskluzivitetit dhe ligës.
Masters do të paraqesë dhjetë skuadrat më të mira nga secila prej tre ligave, duke i dhënë një vend shtesë rajonit që fiton ngjarjen LOCK//IN në Brazil.
Ekipet më të mira në Masters në Tokio do t’u garantohet një vend në ngjarjen tjetër Valorant Champions.
Tokyo Masters pritet të zhvillohet në muajin qershor të këtij viti. /Telegrafi/