Kupa e Botës në Overwatch do të rikthehet në fund të këtij viti për herë të parë që nga viti 2019, dhe Blizzard Entertainment ka shpallur formatin për kualifikimet si dhe për ngjarjen kryesore.
Turneu i plotë do të përfshijë 36 ekipe nga tre rajone në të gjithë botën, me vendet dhe rajonet e pranueshme “të zgjedhura bazuar në të dhënat e popullsisë së lojtarëve të Overwatch 2”.
Në qershor, skuadrat brenda çdo grupi rajonal do të përballen për të fituar një nga 16 vendet në një ngjarje finale të LAN, e planifikuar të mbahet në vjeshtën e vitit 2023, sipas Blizzard.
https://twitter.com/PlayOverwatch/status/1617970102007201810
Por fati i Kinës do të jetë ndryshe duke pasur parasysh se lojërat Blizzard janë ndaluar rishtazi nga ai rajon .
Por kjo nuk do të jetë njëjtë edhe për ekipet e kineze duke pasur parasysh se lojërat e Blizzard janë ndaluar në atë rajon.
Këto janë të gjitha rajonet pjesëmarrëse në ngjarjen e madhe të Overwatch:
Kanadaja
Kosta Rika
Guatemala
Meksika
Porto Riko
Shtetet e Bashkuara
Argjentina
Brazili
Kili
Kolumbia
Ekuador
Peruja
Belgjika
Franca
Britania e Madhe
Italia
Holanda
Spanja
Gjermania
Norvegjia
Polonia
Arabia Saudite
Suedia
Turqia
Taipei kinez
Hong Kongu
Indonezia
Japonia
Filipinet
Koreja e jugut
Australia
India
Malajzia
Zelanda e Re
Singapori
Tajlanda
/Telegrafi/