Site icon Telegrafi

Gjithçka rreth energjisë – episodi 3

Këtë të premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i tretë i dokuserisë “Loop”. Ky episod shtjellon temat rreth Energjisë së Ripërtërishme, fillimit të përdorimit të saj, pozicionit të Kosovës në sektorin e Energjisë së Ripërtërishme dhe së ardhmes së gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme.

Javën e kaluar është shfaqur episodi i cili ka shtjelluar temat rreth sektorit të energjisë në Kosovë.

Seria e dokumentarëve “LOOP” është ndër më uniket në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuale.

Në sezonin e parë do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezantohet një përmbledhje prej 5 episodesh, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability”, e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION, kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur “LOOP”.

Kjo dokuseri përmban informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy. Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasje bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë.

Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe i të dhënave në këto dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.

Në përgjithësi, në këtë dokuseri do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, të cilat shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonin e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilin ju rekomandojmë ta ndiqni në kanalin YouTube të LoopSMC dhe transmetimin që po shfaqet në TV Dukagjini, që ka filluar më 6 maj 2022. /PortaliD/

 

Exit mobile version