Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini rreth turneut të CS:GO, Blast Premier Spring Showdown

Tashmë kanë filluar ndeshjet e dy turneve online të organizuara për ekipet e Evropës dhe Amerikës së Veriut, ku ekipi fitues i secilit turne do të sigurojë një vend në turneun e madh Blast Premier Spring Final, i cili do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë me ekipet më të mira të botës.

Turnetë e Blast Premier janë të ndarë në rajone, në turneun e ekipeve të Evropës bën pjesë edhe ekipi shqiptar, Bad News Eagles, i cili do të ndeshet më vonë sot (e enjte) me ekipin NiP.

Ndeshjet e turneut të Evropës dhe Amerikës së Veriut do të luhen në formatin ‘Bo3’ me eliminim direkt, ku vetëm ekipi fitues i turneut do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë duke filluar nga data 15 qershor.

Për turneun e Evropës dhe Amerikës së Veriut do të ndahen nga 65.000 dollarë shpërblime, ku nga 20.000 shkojnë për ekipet fituese.

Dy ekipet fituese do t’u bashkohen në Blast Premier Spring Final në qershor, disa prej ekipeve më të mira botërore si: FaZe, NaVi, G2, Vitality, BiG dhe OG.

Disa nga ndeshjet e turneut të Evropës dhe Amerikës së Veriut tashmë kanë përfunduar, Heroic ka mposhtur NKT me rezultat 2-0 me mapa në turneun e Evropës, gjithashtu ENCE ka mposhtur ekipin Copenhagen Flames me rezultat 2-1 me mapa.

Ndërsa në turneun e Amerikës së Veriut, ekipi Godsent ka mposhtur Evil Geniuses me rezultat 2-0 me mapa.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet e Blast Premier në platformat Twitch dhe YouTube.

Lexo po ashtu Bad News Eagles zhvillon ndeshjen e radhës në turneun Blast, kundër ekipit të shtatë në ranglistën botërore NiP

Këto janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse në turneun e Evropës dhe Amerikës së veriut:

Ekipet pjesëmarrëse në turneun e Amerikës së Veriut:
FURIA
ATK
GODSENT
Evil Geniuses (është eliminuar)
Complexity
MIBR
Liquid
paiN

Ekipet pjesëmarrëse në turneun e Evropës:
Heroic
NKT (është eliminuar)
ENCE
CopenHagen Flames (është eliminuar)
Astralis
Movistar Riders
NiP
Bad News Eagles

/Telegrafi/