Titulli i radhës nga Rebellion Developments së shpejti do të jetë i disponueshëm në mbarë botën.
Video-loja e zhvilluar nga Rebellion Developments ofron një pikëpamje në person të tretë (third-person), me një pamje të shkëlqyer, veçori të reja dhe një fushatë të mbushur me misione përplot me aksion dhe mënyra të lojës për t’u provuar. Të gjitha këto të vendosura në një nga hartat “më të mëdha dhe më zhytëse”, siç citohet nga zhvilluesi, Rebellion në një postim të fundit.
Ngjarja në video-lojën Sniper Elite 5 zhvillohet në vitin 1944 në Francë, ku lojtarët do të luajnë personazhin e Karl Fairburne, i cili ishte një gjuajtës elitar në luftën e dytë botërore, dhe ndërsa loja titullohet Sniper Elite 5, në fakt është titulli i dhjetë i lansuar në total që nga fillimi i serisë në 2005.
Sniper Elite 5 është konfirmuar për lansimin në mbarë botën më 26 maj dhe do të jetë i disponueshëm për blerje në platformat PC, Playstation 4, PlayStation 5, Xbox One dhe Xbox Series X/S.
Gjithashtu loja do të shfaqë një kamerë të përmirësuar me rreze X, të cilën Rebellion ka premtuar të jetë më realiste se çdo gjë që kemi parë në titujt e mëparshëm. /Telegrafi/