Kombëtarja e Omanit do të jetë kundërshtari i parë aziatik i përfaqësueses së Kosovës, kur dy ekipet takohen në Prishtina apo Mitrovicë më 7 shtator.
FAKTET – Federata e futbollit e Omanit është themeluar më 1978, kurse prej 1980 është anëtare e FIFA-së.
Në Oman ekzistojnë 43 klube të futbollit, elita përbëhet nga 12 ekipe me 8600 lojtar të licencuar, ndërsa vendi sipas regjistrimit të fundit ka 4 milion banor. Është interesante se kjo Federatë nuk ka faqe të internetit.
REZULTATET – Ekipi i Omanit, humbi më 7 gusht nga Guingamp (2:1), por nuk ka pësuar humbje tjetër prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u mposht në Londër nga ekipi, Crystal Palace (0:2), kurse sa i përket kombëtareve humbjen e fundit e pësoi në qershor të vitit 2013 nga Jordania (1:0). Prej asaj ndeshje ka luajtur 10 ndeshje miqësore me kombëtare, ku dallohen barazimi me Finlandën (0:0) dhe dy fitoret me Uzbekistanin (1:0, 1:0), ndërsa për këtë kohë ka një bilanc prej tyre 6 barazime dhe 4 fitore, me vetëm një gol të pësuar.
Omani, ka tjera rezultate impresionuese, vitin e kaluar ka fituar (3:0) bindshëm ndaj Haitit (kundërshtari i parë i Kosovës), ka mposhtur Kinën (1:0) dhe barazoi me Australinë(2:2).
Kombëtarja e Omanit do të vjen në Prishtinë nga miqësorja e 3 shtatorit me Irlandën që do ta luaj në Dublin.
TRAJNERI – Ekipi udhëhiqet nga tekniku francez, Paul le Guen i cili më herët ka udhëhequr ekipet e njohura si Olympique Lyon, pastaj Paris Saint Germain dhe kombëtaren e Kamerunit. Francezi konsiderohet se i ka dhënë dorën profesionale ekipit me identitetit francez, duke vënë në spikamë lojën e shpejt me topa të shkurtër dhe vlerat individuale teknike të lojtarëve.
LOJTARËT – Ekipi përbëhet nga lojtar të kampionatit vendor, ylli mbetet portieri, Ali Al-Habsi (92 paraqitje) anëtar i Wigan Athletic në Angli i cili është edhe kapiten i ekipit.
Lojtari më me eksperiencë është mbrojtësi, Hassan Mudhafar Al-Gheilani i cili në moshën 34 vjeçare ka të regjistruara 111 lojë, që e rendite atë në mesin e futbollistëve me më së shumti paraqitje në botën e kombëtareve të futbollit. Pas tij me 101 paraqitje është mesfushori Ahmed Mubarak Al Mahaijri (29 vjeçar), kurse 100 paraqitje i ka sulmuesi Amad Al-Hosni (39 gola), që dëshmon se struktura e ekipit në të tri repartet është me shumë eksperiencë.
RENDITJA – Omani zë vendin e 67-të në ranglistën botërore të FIFA-së, deri sa në ranglistën aziatike zë vendin e shtatë dhe renditet edhe para Australisë dhe Arabisë Saudite, të dyja pjesëmarrëse të rregullta në kupa të botës nga kjo pjesë e globit. /Sporti1/Telegrafi/