Kombëtarja e Brazilit ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë në ndeshjen e cila po zhvillohet në Orkytiye Arena të Moskës.
Sfida e cila po zhvillohet në stadiumin e Spartakut ishte kruciale nga minuta e parë për dy skuadrat.
Brazili që do mjaftohej me një barazim, megjithatë dominoi dhe kërkoi golin.
Një pasim mjeshtëror i Coutinhos e gjeti Pualinhon, i cili bukur paraboloi portierin serb.
Me këtë gol në minutën e 36-të dhe me epërsinë e Zvicrës ndaj Kosta Rikës, nëse mbeten këto rezultate, Serbia kthehet në shtëpi e eliminuar.
/Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1012042190485368832