Site icon Telegrafi

GJITHÇKA KA M’U HARRUE…

Poezi nga: Par Fabian Lagerkvist
Përktheu: Maksim Rakipaj

Gjithçka ka m’u harrue. Fatet njerzore
shkallaresh t’zymta të harrimit teposhtë
në terrin ma t’thellë kan’ m’u shue.
Gjithçka ka m’u zhbi. Merr fund kjo tragjedi,
dritat e skenës fiken, tanë yjt e qillit
të pranishëm në shtjellimin egërshan të dramës
krejt pakuptim e ban’ egërsinë e saj.
Skena asht zbrazë, perdja asht ulë
dhe thik’e helmueme qi njerzit
u rrekën njani tjetrit m’ja ngulë
diku njaty asht, mes teshash t’zhyme grumbull.

Heshtje, harrim. Asgja m’u kujtue.
Askush m’e kujtue.
Thjesht zbrazti.

Veç kaq?
Ma shumë, gja s’po dijm.

Exit mobile version