Site icon Telegrafi

Gjithçka çfarë duhet të dini për Bad News Eagles – ekipin shqiptar në CS:GO për të cilin të gjithë po flasin

(FOTO: HLTV)

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, pjesë e garave profesionale në botën e CS:GO, dita e ditës po tregon suksesin e tyre, duke lënë gjurmë kundër ekipeve më të mira të botës.

Cila është rëndësia e turneut në të cilin po garojnë për momentin ekipi shqiptar Bad News Eagles? Turneu i cili po zhvillohet në qytetin Bukuresht të Rumanisë, është fazë kualifikuese për turneun më të madh në histori CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Turnet Major të CS:GO, për ka rëndësia janë të ngjashëm me Ligën e Kampionëve të futbollit, në turneun kualifikues të cilin Bad News Eagles po garojnë, duke arritur tri fitore, do të mund të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, i cili do të mbahet në maj dhe do të shpërndajë çmime në vlera rreth 1.000.000 euro.

Ky turne do t’i bashkojë ekipet më të mira të botës në skenën e CS:GO, ku secili lojtar dhe ekip do të ketë nënshkrimin dhe logon e tyre në lojë, të cilat mund edhe të blihen nga fansat anembanë botës.

Lexo po ashtu Super emocione, ekipi shqiptar i CS:GO Bad News Eagles mposhtin ekipin rus në Rumani

Tashmë pas ndeshjes së tyre të parë, shumë emra të njohur të skenës së CS:GO dhe fansa po flasin dhe po e mbështesin suksesin e ekipit shqiptar.

Kjo është përbërja e ekipit shqiptar Bad News Eagles, të cilët po shkruajnë historinë në CS:GO:

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)

/Telegrafi/

Exit mobile version