Telegrafi

Gjirafagg CCT: Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sot

Sot, në kuadër të të sezonit të parë të Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT), janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së fundit të kualifikimit – Playoff.

Katër ndeshje u zhvilluan sot dhe rezultatet e arritura janë dhënë më poshtë.

  1. ETERNAL FIRE VS WEBSTERZ  (GOOD JOB) – 1:2
  2. FALCONS VS HAVU – 0:2
  3. ENTROPIQ VS COPENHAGEN FLAMES – 0:2
  4. FORZE VS IKLA – 2:1

Ekipet fituese nga dita e sotme janë kualifikuar për çerek-finalen që do të mbahet të shtunën, më 22 tetor. Ndërsa, nesër më 21 tetor 2022 do të përballen ekipet e mëposhtme:

10:00 – SANGAL vs.MONTE

13:00 – LIBURNA vs ALTERNATE ATTAX

16:00 – ENDPOINT vs.TRICKED

19:00 – TEAM SPIRIT vs. EX-SKADE

Kjo fazë është pjesë e kupës së parë (Online Series) të organizuar në kuadër të Gjirafagg CCT, ku ekipet garojnë për të fituar prize pool prej $50,000, kualifikimin në finalen që do të mbahet më 6 – 8 korrik 2023 për prize pool prej $100,000 dhe pikë që ju ndihmojnë atyre të kualifikohen në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.

Të gjitha ndeshjet e Gjirafagg CCT mund të ndiqen live në GjirafaVideo.