Telegrafi

Gjirafagg CCT: Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sot

Më 21 tetor, në kuadër të të sezonit të parë të Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT), përfunduan ndeshjet e fundit të fazës së fundit të kualifikimit – Play Off.


Katër ndeshje u zhvilluan sot dhe rezultatet e arritura janë dhënë më poshtë.

  1. SANGAL vs.MONTE – 0:2
  2. LIBURNA vs ALTERNATE ATTAX – 1:2
  3. ENDPOINT vs.TRICKED – 1:2
  4. TEAM SPIRIT vs. EX-SKADE – 2:0

Ekipet fituese do të vazhdojnë më tutje në çerekfinalen që do të mbahet të shtunën, më 22 tetor, ku do të ndeshen me ekipet fituese të ndeshjeve të 20 tetor 2022: ËEBSTERZ, COPENHAGEN FLAMES, HAVU dhe FORZE.

Kjo fazë është pjesë e kupës së parë (Online Series) të organizuar në kuadër të Gjirafagg CCT, ku ekipet garojnë për të fituar prize pool prej $50,000, kualifikimin në finalen që do të mbahet më 6-8 korrik 2023 për prize pool prej $100,000 dhe pikë që ju ndihmojnë atyre të kualifikohen në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.

Të gjitha ndeshjet e Gjirafagg CCT mund të ndiqen live në GjirafaVideo.