Sot fillon çerekfinalja e sezonit të parë të Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT). Gjatë ditës së sotme do të përballen në ndeshje Bo3 katër fituesit e ndeshjeve të 20 tetorit: WEBSTERZ, COPENHAGEN FLAMES, HAVU dhe FORZE, me katër çerek-finalistët e ndeshjeve të një dite më parë: MONTE, ALTERNATE ATTAX, TRICKED dhe TEAM SPIRIT.
Këto ndeshje janë duke u zhvilluar në kuadër të kupës së parë (Online Series) të organizuar në kuadër të Gjirafagg CCT. Të ekipet garojnë për të fituar prize pool prej $50,000, kualifikimin në finalen që do të mbahet më 6 – 8 korrik 2023 për prize pool prej $100,000 dhe pikë që ju ndihmojnë atyre të kualifikohen në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.
NDESHJET E DATES 22 TETOR 2022
Ekipet që do të përballën gjatë ditës së sotme janë:
10:00 – WEBSTERS VS COPENHAGEN FLAMES
13:00 – MONTE vs ALTERNATE ATTAX
16:00 – TEAM SPIRIT vs.TRICKED
19:00 – FORZE vs. HAVU
Gjirafagg CCT mund të ndiqet live në GjirafaVideo, si dhe mund të përcillet në Facebook, Twitter, Instagram, TikTok, duhet u ofruar qasje adhuruesve të lojës në çdo aspekt të lojës në real-time, prapaskenat dhe opinionet në të gjitha platformat.
Për GjirafaGG
GjirafaGG në bashkëpunim me kompaninë e famshme të eSports GRID organizon një nga ngjarjet më të mëdha në botën e CS:GO, “The Champion of Champions Tour”
GjirafaGG është përgjegjëse për organizimin e tournamentit për Evropën Jugore në kuadër të CCT, që përfshin dhjetë (10) shtete: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Greqi dhe Turqi.
CCT është një nga garat ma të mëdha globale në CS:GO, me një nga prize pool më të mëdha në historinë e CS:GO – $3,400,000.