Telegrafi

Gjirafa.com në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër: “GSolver- simuluesi i intelegjencës së njeriut”

Ideja për të zhvilluar këtë algoritëm lindi me qëllim që kompjuteri (ne kete rast algoritmi) ta sfidoj njeriun në një lojë kuizi, pra, GSolver të simulojë inteligjencën natyrale të njeriut gjatë një loje kuizi. Qëllimi ishte që gjirafa të tregojë kompetencë në fushën e inteligjencës artificiale dhe procesimit natyral të gjuhës, dhe në këtë mënyrë t`i bëjë të njohura shërbimet e saj te përdoruesit shqipfolës të Internetit.

Rezultati praktik nga puna kërkimore e Gjirafa.com është algoritmi (GSolver) që në rastin e lojës asociacionet arrinë që nga një ose më shumë fjalë kyçe të asociuara të shpiejë deri te zgjidhja përfundimtare, që është një koncept. Pra, algoritmi është në gjendje të propozojë koncepte të reja në formë të fjalëve kyçe që janë kuptimisht të ndërlidhura me inputin, sikurse në rastin kur fjala fillestare është ‘vaji’, atëherë algoritmi në mënyrë automatike propozon fjalët asociative (dytësore), si: ulliri, kokosi apo margarina.

Suksesi i lojës asociacionet varet nga bagazhi i njohurive të lojtarit dhe nga aftësia e tij që të kuptojë dhe rikujtojë konceptet e ndërlidhura, të cilat varen në masë të madhe nga memoria njerëzore. Pra suksesi i algoritmit (GSolver) sikurse edhe i njeriut në lojën asociacionet bazohet në memorie. Ne rastin e algoritmit GSolver në vend të memories së njeriut përdoret përmbajtja e makinës kërkimore Gjirafa.com, e cila në indeksin e saj ka mbi 40 milion uebfaqe shqip, ndaj në këtë mënyrë algoritmi arrin që nëpërmes disa kërkimeve të përsëritura dhe analizës së tyre të propozojë rezultate të ndërlidhura për nga kuptimi me inputet fillestare.

Në Gjirafa.com ky algoritëm përdoret në platformën e reklamimit në Internet, Gjirafa® AdNetwork℠, ku reklamuesve (biznese), ju mundësohet që reklamën e tyre ta drejtojnë vetëm te përdoruesit që kanë interesim në fjalë kyçe (fillestare), të cilat pastaj algoritmi i zgjeron në fjalë kyçe dytësore. Përdorimi tjetër i këtij algoritmi është gjetja e imazheve me fjalë kyçe duke analizuar përmbajtjen kuptimore të tekstit për rreth imazhit në uebfaqe.

Në ICT Innovations Conference 2015 në Ohër kanë aplikuar me qindra punime, ndërkaq punimi i Gjirafa.com është futë në njëzet përqindëshin e më të mirëve, dhe është në proces të botohet në një revistë shkencore me impakt faktor. Punimin mund ta gjeni në vegëzen: http://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-319-25733-4_6, ne kuader te kapitullit ICT Innovations, Volumi 399 te srive "Advances in Intelligent Systems and Computing". Tridhjetë përqind te punimeve do të botohen në formatin e raporteve nga konferenca, teksa pesëdhjetë përqind janë refuzuar. Është hera e parë që pas shtatë vjetësh një punim i një institucioni joakademik ta marrë këtë vlerësim. Në këtë konferencë Gjirafa.com është prezantuar nga Dr. Ercan Canhasi, njeherit Chief Technology Officer (CTO), dhe bashkëthemelues.