Ndër vlerat më të shtuara të Gjirafa.com është kontributi i vizitorëve, prandaj kjo kompani ka vendosur që si shpërblim të dhurojë një iPhone 6 për krijuesin e ‘sloganit’ më të mirë për Gjirafa.com (një fjali e shkurtër që e përshkruan Gjirafa.com, p.sh siç e kemi tani “krejt në një vend”).
A mund të jeni ju fitues i iPhone 6?
Si të merrni pjesë:
Krijoni një ‘slogan’ që ju mendoni se e përshkruan Gjirafa.com më së miri. Pastaj e publikoni si status tuajin duke e bërë share (shpërndarë) foton që e kemi postuar në Facebook. Gjithashtu, për këtë lojë shpërblyese, duhet të përdoret ‘hashtag’ : #gjirafa (KUJDES: Opcioni duhet me qenë ‘Public’ kur të bëhet share në faqen e juaj në Facebook).
Për më shumë shiko videon:
Rregullat janë:
1. Mund të postoni deri në tre ‘slogane’ gjatë kësaj periudhe;
2. Nëse ne përzgjedhim ‘sloganin’ fitues i cili është postuar dy ose më shumë herë (nga përdorues të ndryshëm) atëherë përzgjidhet ‘slogani’ i parë i publikuar sipas datës dhe orës;
3. Nëse e zgjedhim një ‘slogan’ por e modifikojmë, fitues zgjedhet slogani më i përafërt;
4. Loja shpërblyese fillon më datë 3 gusht dhe përfundon më datë 31 gusht 2015 deri në ora 00:00;
5. Slogani duhet me qenë i shkurtër: një fjali nga 1 deri në 6 fjalë.
Vetëm njëri prej propozimeve do të ketë mundësinë të zgjedhet slogani fitues i Gjirafa.com, për këtë arsye, stafi i Gjirafa.com ju falënderon për çdo kontribut tuajin.