Site icon Telegrafi

Gjini takon Klubin e Biznesit: Gjakova do të jetë model i zhvillimit ekonomik

Në prag të shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me bashkëpunëtorët e tij kanë zhvilluar një takim me anëtarë të Klubin e Biznesit në Gjakovë.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues të bizneseve, kryetari Gjini është shprehur mirënjohës dhe krenar, që falë punës dhe kontributit të tyre në biznes, ekonomia e komunës së Gjakovës është zhvilluar me ritme të shpejta.

Jam i bindur që ky sukses është vetëm fillimi. Përmes bashkëpunimit tonë të ndërsjellë, ne së bashku do të korrim edhe më shumë suksese, dhe Gjakova do të jetë model i zhvillimit ekonomik”, tha ndër të tjera Gjini.

Theksojmë që Klubi i Bizneseve të Komunës së Gjakovës është themeluar më 21 mars 2023, dhe qëllimi primar i themelimit të këtij klubi është që bizneset që operojnë në Komunën e Gjakovës të ndikojnë në përmirësimin e të bërit biznes, gjë e cila do të ndikojë në fuqizimin e sektorit prodhues, shërbyes e tregtar në Komunën e Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version