Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubimin elektoral në qytetin e Gjakovës.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Ardian Gjini, në tubimin e mbajtur gjatë ditës është parë të ketë pasur një përkrahje mjaft të madhe, njofton Klan Kosova.
Salla e sportit “Shani Nushi”, në të cilën është mbajtur tubimi, ka qenë e stërmbushur. Kjo dëshmohet edhe nga fotografitë që ka postuar Gjini në Facebook, por edhe nga video që i ka siguruar klankosova.tv.
Gjini ka dalë i pari në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe në balotazh përballë ka Mimoza Kusari-Lilën e Alternativës.