Ushtrojini menjëherë pas ngritjes nga shtrati, afër dritares pak të hapur:
1. Uluni në dysheme me këmbë të kryqëzuara. Duart largojini pak nga trupi dhe shtrijini shuplakat në dysheme, transmeton Telegrafi
2. Duke e qitur dorën e djathtë, përkatësisht dorën e majtë në gjurin e kundërt, kthejeni pjesën e epërme të trupit në njërën anë, pastaj edhe në anën tjetër. Qëndroni nga disa sekonda në secilën nga këto pozita.
3. Edhe më tutje duke qëndruar ulur me këmbë të kryqëzuara, ngrite dorën dhe shtrijini shuplakat në zverk. Lakojeni pjesën e epërme të trupit në mënyrë alternative në anën e majtë pastaj edhe në anën e djathtë.
4. Pastaj përkuluni anash, në atë mënyrë që me bërryla të prekni dyshemenë. Drejtohuni dhe përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën tjetër.
5. Vendosini duart në ije. Pastaj përkuluni anash derisa të me bërryl të dorës së djathtë të prekni në dysheme.
6. Nga pozita e mëparshme ngrite dorën e majtë lartë mbi kokë. Përsëriteni këtë ushtrim në të dyja anët.
/Telegrafi/