Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë ditës së premte ka prezantuar rezultatet preliminare të popullsisë, regjistrim ky i cili ka filluar nga data 5 prill dhe ka zgjatur deri më 24 maj 2024.
Sipas të dhënave të ASK-së të vitit 2024, Komuna e Gjilanit dhe rajonet përreth kanë gjithsej 149 mijë e 750 banorë, ndërsa vetëm qyteti i Gjilanit ka regjistruar 82 mijë e 901 banorë.
Mirëpo, krahasuar nga regjistrimi i vitit 2011, Gjilani në vitin 2024 shënon rënie të popullsisë.
Në statistikat e vitit 2011, sipas vendbanimit dhe grupmoshave, Gjilani ka regjistruar gjithsej 90 mijë e 178 banorë.
Nga këto të dhëna Gjilani ka 7 mijë e 277 banorë më pak se nga viti 2011.
Ndërsa, edhe Komuna e Kamenicës ka një rënie të popullsisë, derisa në vitin 2011 ka regjistruar 36,085 banorë, në vitin 2024 ka gjithsej 22 mijë e 898 banorë.
Edhe Komuna e Vitisë krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 ka rënie të popullsisë. Atë kohë ka pasur 46 mijë e 987, ndërsa këtë vit ka regjistruar 35 mijë e 549 banorë.
Ranillugu po ashtu më pak banorë. Në vitin 2024 janë regjistruar 2402 banorë, derisa nga viti 2011 ka pasur 3866 banorë.
Ndërkaq, komunat e tjera më të vogla kanë shënuar rritje të numrit të banorëve.
Kllokoti këtë vit ka regjistruar 3049, ndërsa në vitin 2011 ka pasur 2556.
Parteshi ka regjistruar 3251 banorë, ndërsa në vitin 2011 ka pasur 1787 banorë. /Telegrafi/