Janë publikuar rezultatet preliminare nga regjistrimi i popullsisë që është bërë këtë vit, i cili ka filluar nga data 5 prill dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Gjilani dhe rajonet përreth grumbullojnë gjithsej 149 mijë e 750 banorë.
Ndërsa, vetëm Komuna e Gjilanit ka regjistruar 82 mijë e 901 banorë
Derisa komunat të cilat kanë një numër më të vogël të banorëve është Komuna e Parteshi me 3251 banorë, Ranilluku me 2402 banorë dhe Kllokoti ka regjistruar 3049 banorë.
Kurse, Komuna e Vitisë regjistron gjithsej 35 mijë e 549 banorë, derisa Komuna e Kamenicës ka 22 mijë e 898 banorë. /Telegrafi/