Site icon Telegrafi

Gjilani në garë me 24 shahistë të verbër për ‘Javën Ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardhë’

Për nderë të Javës Ndërkombatare të Njeriut me Shkop të Bardhë, Federata e Sporteve për të verbërit e Kosovës organizoi një turne individual të shahut, i cili u mbajtë në Shëngjin të Shqipërisë.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë garë ishin gjithsej 24 garues nga e gjithë Kosova.

“Pesë vendet e para; 1. Azem Avdija nga Prishtina 2. Gani Gashi nga Peja 3. Avni Rashiti nga Prishtina 4. Fitim Morina nga Klina sidhe 5. Shaip Kastrati nga Gjakova. Ndërsa nga vendi i 6-t deri tek i fundit u rradhiten sipas pikve që morën në sistemin digjital të garës. Në garë përvec pjesëmarrësve kishte edhe shoqërues të personave të verber”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i FSVK-s Rinor Ymeri me me rastin e hapjes së turneut i falënderoi pjesëmarrësit në gara, duke bërë të ditur se fituesit e pesë vendeve të para do të shpërblehen financiarisht.

“Ai theksoi se 5 vendet e para do të kenë shpërblim financiar, një shpërblim simbolik, por edhe motivues”, ka thënë Ymeri. /Telegrafi/

Exit mobile version