Site icon Telegrafi

Gjilani nderon dëshmorët e UÇPMB-së – zbulohet obelisku përkujtimor

Gjilani sot më 26 shkurt me një sërë aktivitetesh ka shënuar ditën e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Me fillim nga ora 11:00 janë bërë homazhe tek vëndi i rënies në fshatin Koncul, derisa nga ora 13:00 janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Në homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ish komandanti i UÇK-së, Ahmeti Isufi tha se kjo ditë shënon përpjekjet e mëdha të shqiptarëve në këto territore të cilët luftuan për të  lirinë e tyre

“Prandaj, edhe sot jemi bashkë si vëllezër  qëtë jemi krah për krah në të drejtën tonë dhe për ngritjen dhe zhvillimin e kombit tonë”, tha Isufi.

Nga ora 14:00 është mbajtur akademia përkujtimore në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Në akademinë përkujtimore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se 26 shkurti është datë e rëndësishme ku i përkujtojnë dëshmorët  e luftës që bëhej për drejtësi e barazi.

“Me përulësi do të inagurojmë obeliskun për nderë të dëshmorëve të kombit, emrat e të cilëve janë gdhendur përgjithmone në gurë ashtu sic janë gdhendur në histori dhe kujtesën tonë kombëtare. Këta burra e gra sakrifikuan jetën për një ideal të shenjtë, për liri, për dinjitet dhe për të drejtat e mohura të popullit tonë”, tha Hyseni.

Hyseni tha këta dëshmorë, janë dëshmia më e fuqishme sepse ata nuk luftuan për vetën e tyre, por për brezat e tyre.

Ndër të tjera, ai tha se si komunë dhe si institucional kanë për detyrë të mbështesin katëgoritë e dala nga lufta, familjet e dala nga lufta, invalidëd dhe veteranët, sepse sipas tij, sakrifica e tyre është themeli mbi të cilën ndërtohet e ardhmja.

Dhe në ora 15:00 është bërë zbulimi i obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së në Gjilan.

Përgjatë ceremonisë, u tha që zbulimi i këtij obelisk është kushtuar luftës dhe dëshmorëve të UÇPMB-së(Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc)./Telegrafi/

Exit mobile version