Kampionati italian Serie A, mund ta humbas një tjetër talent.
Sulmuesi i talentuar, Domenico Berardi është në rrugë të mirë për tu larguar nga Serie A.
Anëtari i skuadrës simpatike Sassuolo ka shkëlqyer viteve të fundit dhe tani në adresë të klubit italian ka ardhur një ofertë e rëndësishme.
Gjiganti spanjoll, Atletico Madrid ka bërë ofertë për transferimin e Berardit në ‘Vincente Calderon’.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Mundo Deportivo’, skuadra e Diego Simeones ka ofruar 25 milionë euro për transferimin e italianit në La Liga.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe kampioni më i ri i Italisë, Juventus. /Telegrafi/