Telegrafi

Gjiganti evropian bënë ofertë të ‘çmendur’ për Mustafin

Shkodran Mustafi është duke i luajtur ndeshjet e fundit me Valencian në La Liga.

Mbrojtësi kampion bote shqiptar, pritet të largohet nga ‘Lakuriqët’, në fund të stinorit.

Paraqitjet fantastike me skuadrën spanjolle kanë bërë që për të të interesohen shumë skuadra të mëdha.

Së fundmi në garë për të është futur gjiganti anglez, Manchester United që po e kërkon me ngulm shqiptarin.

Sipas asaj që ka shkruar ‘calciomercato’, për të arritur deri te Mustafi, United ka ofruar mbi 40 milionë euro te Valencia.

Përveç Unitedit, në garë për ta transferuar Mustafin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Juventus, Borussia Dortmund e Bayern Munich. /Telegrafi/