Telegrafi

Higuain te Chelsea

Sipas mediave angleze nuk ka më vend për aludime dhe se Jose Mourinho do të jetë trajner i Manchester Unitedit dhe emri i para që e do të skuadër është Gonzalo Higuain. Në garë fuqishëm  mbetet edhe Chelsea.

Për Higuainin është gati një kontratë 5-vjeçare me një përfitim prej 10 milionë euro në sezon, ndërsa Napoli do përfitojë 108 milionë euro për kartonin e tij.

Për ‘Special One’, Higuain nuk është një lojtar i panjohur pasi dyshja ka punuar më parë tek Real Madridi.

Presidenti i Napolit, De Laurentis, muaj më parë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Higuaini duke e rritur çmimin e largimit të tij në 94 milionë euro.

Por, në skenë tashmë shfaqet United që i vë në “pjatë” De Laurentisit plot 85 milionë funte, që nesh kthehen në euro janë 108 milionë euro.

Por skuadra më e interesuar mbetet Chelsea që për trajner do ta ketë Antonio Conten dhe është i gatshëm ta mposht çdo rival me para.

Abramovich është gati t’i plotësoj dëshirat trajnerit italian./Telegrafi/