Site icon Telegrafi

Gjigantët anglez e duan Ogbonnan

Manchester United dhe Manchester City janë vënë pas mbrojtësit të West Ham, Angelo Ogbonna.

Italiani që la Juventusin për të kaluar të West Ham, është duke kaluar një periudhë të mirë dhe ka rënë në sy të skuadrave të mëdha.

Për mbrojtësin kanë shprehur interesim dy skuadrat e mëdha angleze Manchester United dhe Manchester City.

Ky pritet të jetë një duel lokal në mes të klubeve nga e njëjti qytet.

Ogbonna ka treguar formë të mirë në shumë ndeshje, ndërsa West Ham është në vendin e gjashtë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version