Arsyeja që fëmijët e ushqyer me qumështin lopës kanë prirje për mbipeshë në jetën e mëvonshme, është për faktin se qumështi i lopës përmban më shumë proteina sesa qumështi i nënës, prandaj supozohet se konsumimi i sasisë më të madhe të proteinave gjatë foshnjërisë është i lidhur me kilogramët e tepërt në jetën e mëvonshme.
Autorët e studimit të realizuar nga Universiteti i Munihut, rekomandojnë që të zvogëlohet sasia e proteinave gjatë ushqyerjes së foshnjave, me qëllim që të parandalohet mbipesha në jetën e mëvonshme të tyre.