Ylli i futbollit italian, Nicolo Zaniolo, e ka humbur gjakftohtësinë në derbin ndërmjet Lazios dhe Romës në momentin e zëvendësimit.
Giallorosëët pësuan me rezultat 3-2 në Derby della Capitale dhe padyshim që kjo ka ndikuar në gjendjen emocionale të tifozëve dhe futbollistëve.
22-vjeçari fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën në gol e shndërroi Jordan Veretout, derisa italiani u zëvendësua 15 minuta pa përfunduar ndeshja.
Derisa shkonte drejt tunelit, disa tifozë të Lazios e ofenduan, ashtu që lojtari ua ktheu me një gjest të vrazhdë që nuk kërkon shumë shpjegim.
Reagimi i tij është xhiruar nga tifozët e pranishëm në tribuna, të cilët e kanë publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1442213963836497925