Telegrafi

Gjesti i madh i Valencias për tifozin e verbër besnik, i vendosin statujë në Mestalla  

Futbolli pa tifozë do të ishte absolutisht asgjë dhe Valencia tregoi se sa ata vlerësuan mbështetjen e një tifozi besnik, i cili vdiq dy vjet më parë.

Tifozi spanjoll ishte një ndjekës i kamotshëm i klubit Los Che, i cili mbante biletë sezonale, por kur mbushi 50 vjet ai u verbua.

Por, edhe pse shikimi i tij u zhduk, dashuria e tij për Valencia nuk u venit asnjëherë.

Edhe pse i verbuar ai vazhdoi ta ndjek klubin e zemrës nga afër për plot 40 vite në shkallët e stadiumit.

Kur vdiq, Valencia mbeti pa njërin nga tifozët besnik, por në shenj respekti vendosi t’i ngritin një statujë pikërisht në vendin e saktë ku ai u ul për vite të tëra.

Një mënyrë mjaft e pabesueshme për ta kujtuar atë dhe për të treguar se ai gjithmonë do të jetë me frymën dhe gëzimet e ekipit të tij. /Telegrafi/