Përkundër rivalitetit ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë që ka ekzistuar gjatë historisë, Joe Hart dhe Lukas Podolski kanë treguar respekt të madh ndaj njëri-tjetrit.
Sulmuesi gjerman e mbylli karrierën e tij me kombëtaren, pikërisht në duelin kundër Tre Luanëve dhe ishte goli tij fantastik që ua dha fitoren Die Mannschaft.
31-vjeçari u zëvendësua në minutën e 84 duke marrë brohoritjet dhe duartrokitjet e tifozëve, ndërsa edhe pse i kishte shënuar gol, portieri i Anglisë ia uroi gjitha të mirat ish-sulmuesit të Arsenalit.
Në këtë mënyrë, Podolski mbyll një karrierë fantastike me kombëtaren e Gjermanisë, ku ka luajtur nga viti 2004. Ai ka regjistruar 130 paraqitje dhe ka shënuar 49 gola për përfaqësuesen e tij, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2014.
Në videon e mëposhtme mund ta shijoni edhe njëherë golin e fundit të Podolskit me fanellën e Gjermanisë. /Telegrafi/