Site icon Telegrafi

Gjesti i bukur i futbollistëve turq para ndeshjes që e ‘detyroi’ federatën e Islandës t’i falënderojë (Foto)

Futbollistët e kombëtares turke kanë marrë falënderimet zyrtare nga Federata Islandeze e Futbollit pas ndeshjes së të dielës mes dy përfaqësueseve, për një gjest shumë të veçantë para se të fillonte takimi mes dy skuadrave.

Prej temperaturave të ulëta në Reikjavik, ku zhvillohej ndeshja, futbollistët turq zbritën në fushë të veshur me tuta në momentin e himnit, por vunë re menjëherë se fëmijët e vegjël që i shoqëronin, po ngrinin nga të ftohtët meqë ishin në fushë me fanella me mëngë të shkurtra.

Momenti kur lojtarët veshën fëmijët islandez

Lojtarët e Turqisë, një e nga një hoqën tutat e tyre dhe mbështollën me shpejtësi fëmijët, duke u siguruar që ata të mos e ndjenin të ftohtin.

Lexo po ashtu Një “mikpritje” që parashikon dhunë: Huliganët anglezë përballë ultrasve të vendit që prodhon më së shumti alkool për kokë banori (Foto/Video)

Një gjest i tillë është vlerësuar nga tifozeria vendase, por edhe nga Federata e Futbollit të Islandës e cila i ka dërguar një notë falënderimi Federatës Turke.

Momenti kur të gjithë fëmijët u veshën

“Një gjest i tillë ua ngrohu zemrat njerëzve në Islandë dhe këto pamje mjaftojnë për të treguar mirësinë e futbollistëve turq”, shkruhet në mesazhin që presidenti i Federatës Islandeze, Gidni Jahneson i dërgoi sot Federatës Turke në shenjë falënderimi.

 

Exit mobile version