Telegrafi

Gjesti i Buffonit në ndeshjen Itali-Francë që bëri të gjithë të dashurohen edhe më shumë në portierin legjendar (Video)

Gianluigi Buffon vazhdon të tregohet kampion i madh me sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë ndeshjes së djeshme kur filloi intonimi i himnit francez i njohur si ‘Marsejeza’, disa tifozë italian filluan të fishkëllejnë, por Buffon si kapiten i madh filloi duartrokitjen  dhe pas tij e gjithë skuadra duke detyruar të gjithë stadiumin të duartrokasin.

“Buffon dërgoi një mesazh të fortë”, ka thënë trajneri i Romës,  Luciano Spalletti.

“Nëpërmjet kësaj sjelljeje, ne pamë një kampion të vërtetë. Buffon tregoi se kush është. Në Wembley të gjithë përshëndetë Marsejezën”.

Lexo po ashtu Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po ashtu foli për L’Equipe duke lavdëruar gjestin e portierit.

“Unë kam qenë shumë i zhgënjyer me faktin që disa idiotë filluar të fishkëllejnë himnin , Buffon ka filluar duartrokitje, ekipi i tij u bashkua dhe kështu bëri i gjithë stadiumi”.

“Ishte një fitore e madhe për civilizimin mbi injorancën, dhe unë do të doja ta komplimentoja Buffonin. Ai është një shembull për të gjithë “, tha i pari i FIFA-s. /Telegrafi/