Site icon Telegrafi

Gjestet më të pasjellshme që mund t’i bëni kolegut që keni ngjitur në zyrë

Një nga zakonet më poshtë, mund të jetë arsyeja pse kolegu ju sheh jo dhe me aq dashuri sapo paraqiteni në zyrë

1. Të paraqiteni kur jeni sëmurë

Një nga gjërat më të pasjellshme është të shkoni në punë kur jeni fizikisht të sëmurë. Madje të kolliteni dhe teshtini gjatë gjithë ditës dhe të pretendoni se është thjesht “alergji”. Merrni parasysh personin që keni ngjitur në tryezën tuaj, mund t’ia ngjisni virozën dhe kjo s’do të ishte mirë për askënd. Trajtojini me respekt, ashtu siç do të donit t’ju trajtonin.

2. Lini gjërat tuaja në tavolinën e tij

Kjo mund të ndodhë në raste të veçanta dhe për pak kohë, por s’mund të kthehet në bezdi për kolegun tuaj. Edhe për të është një tavolinë pune dhe i duhet të punojë, njësoj si ju, Huffington Post.

3. Dëgjoni muzikë pa kufje

Ndoshta shijet tuaja muzikore nuk përputhen fare me të tijat. Ndoshta po e bezdis dhe shpërqendron nga detyra me të cilën po merret, ose thjesht s’do të dëgjojë muzikë. Kaq. Vini kufje.

4. Bëni zhurma përmes gjuhës së trupit apo ndani thashetheme keqdashëse

Telefonatat, të ngrënat në mënyrë të çuditshme, frymëmarrja e rënduar dhe çdo lloj tjetër zhurme bëhet e bezdisshme për kolegun ngjitur prandaj tregoni pak kujdes. Aq më tepër kur vendosni të flisni në telefon dhe të bëni thashetheme duke pretenduar që kolegët të mos dallojnë inatin apo ironitë tuaja.

5. E trajtoni zyrën që ndani si të ishte kuzhina juaj

Kujtoni që është një hapësirë e përbashkët dhe askush prej jush s’mund të bëjë ç’të dojë. Nuk jeni në kuzhinën e shtëpisë suaj që të silleni pa menduar për tjetrin.

6. Përfshirjet në biseda personale

Vetëm sepse dikush është ulur krah teje dhe të dëgjon teksa flet, kjo s’do të thotë se është i ftuar për të ndarë opinione.

7. Mos e teproni me parfumin

Ka njerëz që janë shumë të ndjeshëm ndaj aromave dhe kur ndani një hapësirë të përbashkët, duhet të mendoni dhe për këtë.

8. Merrni përgjegjësi edhe për energjinë që çoni në vendin e punës

Për asnjë nga ne jeta atje jashtë nuk është e thjeshtë, por të paktën përpiquni ta reduktoni energjinë negative. Shmangni ankesat dhe përpiquni ta bëni vendin e punës një vend të këndshëm, ku punohet. /Telegrafi/

Exit mobile version